DRAFT — verifikohet nga avokati / Datenschutzbeauftragter para lançimit.
1. Përgjegjësi
[Emri, adresa, email] — shih Impressum.
2. Çfarë të dhënash përpunojmë dhe pse
| Të dhënat | Qëllimi | Baza ligjore | |---|---|---| | Email, emër, qytet | Llogaria dhe kontrata | Art. 6 Abs. 1 lit. b DSGVO | | Dokumentet që ngarkon (pasaportë, leje, kontrata) | Përgatitja e dokumenteve që ti kërkon | Art. 6 Abs. 1 lit. b + pëlqimi i veçantë (Art. 6 Abs. 1 lit. a, Art. 9 Abs. 2 lit. a) | | Vlerat që konfirmon, snapshot i konfirmimit | Dëshmi e vendimeve të tua (interes legjitim, mbrojtje ligjore) | Art. 6 Abs. 1 lit. f | | Të dhëna pagese | Pagesa dhe fatura | Art. 6 Abs. 1 lit. b, c |
3. Inteligjenca artificiale
Për nxjerrjen e vlerave nga dokumentet dhe për shpjegime përdorim modele gjuhësore të ofruesit Anthropic përmes API-së. Modelit i dërgohen vetëm dokumentet dhe fushat që kërkon shërbimi konkret. Steuer-ID dhe IBAN nuk i dërgohen kurrë modelit. Çdo propozim i AI-së shënohet si i tillë dhe kërkon konfirmimin tënd. Nuk merret asnjë vendim automatik me efekt ligjor për ty (Art. 22 DSGVO).
4. Përpunuesit (AVV/DPA)
Supabase (DB, auth, storage — BE, rajoni eu-west-1 Irlandë), Vercel (hosting — rajon BE), Anthropic (AI), Stripe (pagesa), Resend (email transaksional).
5. Ruajtja
Dokumentet fshihen 90 ditë pas përfundimit të rastit, ose menjëherë nëse zgjedh "fshi automatikisht". Faturat ruhen sipas ligjit tatimor (10 vjet), të pseudonimizuara pas fshirjes së llogarisë. Regjistri i konfirmimeve ruhet pa të dhëna personale (Art. 17 Abs. 3 lit. e).
6. Të drejtat e tua
Qasje (Art. 15), korrigjim (16), fshirje (17), kufizim (18), portabilitet (20), kundërshtim (21), ankesë te autoriteti mbikëqyrës. Eksportin dhe fshirjen i bën vetë te Të dhënat e mia.